Britania miraton vaksinën e katërt Janssen antiCovid

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe miratoi sot vaksinën me një dozë kundër koronavirusit Janssen nga grupi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson, duke shtuar një vaksinë të katërt në arsenalin e saj në luftën kundër pandemisë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Miratuar sot nga rregullatori britanik (MHRA), kjo vaksinë do t’i bashkohet atyre të Pfizer/BioNTech, AstraZeneca dhe Moderna, që nevojiten dy doza, tashmë të përdorura në vend.

Në Tëitter, kryeministri britanik, Boris Johnson e përshëndeti si një lajm shumë të mirëpritur duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që do të luajë vaksina me një dozë në fushatën e vaksinimit.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock përshëndeti një “rritje të mëtejshme” në programin britanik të vaksinimit, që tashmë ka shpëtuar 13 000 jetë”.

“Kjo vaksinë do të luajë një rol të rëndësishëm në muajt e ardhshëm ndërsa ne dyfishojmë përpjekjet tona për të inkurajuar të gjithë të vaksinohen dhe potencialisht të fillojnë një program përforcues më vonë gjatë vitit”, shtoi ai.

Britania e Madhe ka porositur 20 milionë doza të kësaj vaksine, që si ajo e AstraZeneca-s, është bërë objekt i frikës rreth rasteve të mpiksjeve të gjakut.

Belgjika vendosi këtë javë të kufizonte përdorimin e saj tek moshat mbi 40 vjeç, pas vdekje së një pacienteje që mendohet të ketë qenë viktimë e efekteve dytësore.

Share This Article