Britania miraton vaksinën e Pfizer-it për fëmijët mbi 12 vjeç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Des etudiants en 3eme annee de gestionnaire de commerce de detail suivent leur premier cours, lors de la rentree scolaire au Centre professionnel du Littoral neuchatelois (CPLN), ce lundi 17 aout 2020 a Neuchatel. Tout les professeurs et les eleves du Centre professionnel du Littoral neuchâtelois (CPLN) faute de pouvoir respecter une distance sociale de 1m50 au moins, doivent porter obligatoirement un masque de protection facial contre la propagation du coronavirus COVID-19. (KEYSTONE/Salvatore Di Nolfi)

Sot, Rregullatori britanik i ilaçeve e miratoi përdorimin e vaksinës së Pfizer-it për Covid-19 te fëmijët e moshës 12 deri 15-vjeçare, duke thënë se ajo është e sigurt për këtë grupmoshë, përcjell albinfo.ch.

Britania para disa majve e miratoi përdorimin e kësaj vaksine për adoleshentët mbi moshën 15-vjeçare, ndërsa tani mund ta marrin të gjithë ata që e kanë mbushur moshën 12-vjeçare. Në njoftim thuhet se përfitimet e vaksinës ia marrin anën çfarëdo rreziku.

Sidoqoftë, fëmijët ende nuk po vaksinohen kundër koronavirusit në Britani për shkak të rrezikut të vogël që të preken seriozisht nga sëmundja, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Sipas një studimi me rreth 2.000 adoleshentë, asnjëri prej tyre nuk doli pozitiv për Covid-19 pasi mori dy dozat e vaksinës, në krahasim me 16 të infektuar në mesin e atyre që nuk e morën vaksinën. Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se duket që vaksina është efektive te fëmijët po aq sa te të rriturit.

Presioni për t’i vaksinuar fëmijët mund të rritet në muajt e ardhshëm, pasi po del se varianti më ngjitës indian është duke u përhapur shpejt në mesin e tyre dhe mund t’i shtojë gjasat që ata të sëmuren.

Share This Article