Britania ndalon udhëtimet nga Amerika e Jugut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

LONDËR, 14 janar /ATSH-DPA/ – Sekretari britanik për Udhëtimet, Grant Shapps njoftoi sot një ndalim të udhëtimit nga Amerika e Jugut, Panamaja, Kepi Verde, si edhe nga Portugalia, pas shpërthimit të një varianti të ri të COVID-19.

“Nga e premtja në 0400 GMT, të gjitha ardhjet nga Argjentina, Brazili, Bolivia, Kepi Verde, Kili, Kolumbia, Ekuadori, Guajana Franceze, Guajana, Panamaja, Paraguai, Peruja, Surinami, Uruguaji dhe Venezuela do të ndalohen”, cilësoi Shaps.

“Udhëtimi nga Portugalia në BM do të pezullohet, gjithashtu, duke pasur parasysh lidhjet e saj të forta të udhëtimit me Brazilin”, shkroi ai në Tëitter, duke sqaruar se ekziston një përjashtim për transportuesit e mallrave thelbësore.

Ndalimi nuk zbatohet për qytetarët britanikë ose irlandezë që kthehen nga këto vende, por ata duhet të vetëkarantinohen me familjet e tyre për 10 ditë./ /ervo/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Share This Article