ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 4 hours ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 4 hours ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 4 hours ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 4 hours ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Britania në alarm për emigrantët shqiptarë, deputetët: Shqipëria vend në paqe, të deportohen në Ruandë

albnews by albnews
8 August, 2022
in Albania, UK
0
Britania në alarm për emigrantët shqiptarë, deputetët: Shqipëria vend në paqe, të deportohen në Ruandë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fluksi i madh i emigrantëve shqiptarë që po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ka detyruar ligjvënësit atje të kërkojnë rikthim të skemës së Ruandës. Plani parashikon që individët e identifikuar nga qeveria si emigrantë të paligjshëm apo azilkërkues të risistemohen ne Ruandë, ku edhe shqyrtohet kërkesa për azil. Ata që kanë sukses qëndrojnë në shtetin afrikan, ku në sajë të skemës do të ketë investime të konsiderueshme.

Atyre që ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm përmes kanalit të La Manshit, po u thuhet të shpejtojnë për të hyre në vend, pasi lideri i ri që do të pasojë Johnson do të shtojë patrullimet në Kanal, e do të ngrejë barriera në bregdet.

RelatedPosts

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

Rrjedhja e të dhënave në Britaninë e Madhe, zbuloi se 4 në 10 emigrantë të paligjshëm që mbërrijnë ne vend, janë shqiptarë. 1075 shtetas të vendit tonë kanë mbërritur me gomone dhe varka të vogla në Mbretërinë e Bashkuar brenda 6 javëve deri më 12 korrik. ata përbëjnë 37.5 përqind të të gjithë që kanë hyrë ilegalisht në vend, duke eklipsuar shtetasit afganë, iranianë, irakianë dhe sirianë. Deputetët kërkuan nga kryeministri i ri të veprojë me urgjencë dhe të dyfishojë përpjekjet për deportimin e emigrantëve në Ruanda.

“Është e qartë se shumë shqiptarë që vijnë në Britaninë e Madhe me gomone nuk po arratisen nga një vend në luftë. Ata janë emigrant ekonomikë. Ky është një krim flagrant dhe tregon nevojën për të zbatuar skemën e Ruandës”, shprehet deputetja konservatore Natalie Elphicke.

Tom Hunt, një tjetër deputet konservator thotë se shifrat janë alarmante dhe tregojnë përse është krike të zbatohet skema e Ruandës.

“Duhet t’i japim fund kësaj farse. Legjislacioni për këtë çështje duhet të jetë në krye të agjendës kur parlamenti t’i rikthehet punës në vjeshtë”, ishte deklarata e ligjvënësit britanik. Burime nga ekipi i fushatës së Liz Truss dhe Rishi Sunak, pretendentë për postin e kryeministrit citohen nga mediat britanike të thonë se frenimi i emigracionit të paligjshëm do të jetë prioritet. Nga fushata e Sunak thonë se është e papranueshme që emigrantë nga vende në paqe si Shqipëria të përpiqen të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

24 December, 2025
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

24 December, 2025
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

24 December, 2025
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result