Britania në alarm për meningjitin, dy viktima e mbi 20 të rinj të infektuar në Kent

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rastet e shtuara me meningjit kanë alarmuar Britaninë e Madhe. Por sekretari për shëndetësinë Wes Streeting, tha se ndërsa infektimi me meningjit është ekstremisht serioz, rreziku i përgjithshëm që të ketë përhapjeje të gjerë mbetet i ulët.

5 raste të tjera me meningjit u zbuluan në Kent , në juglindje të Anglisë duke e çuar totalin në 20 persona të infektuar.

Autoritetet po e cilësojnë si të paprecedentë shpërthimin e sëmundjes, që u ka marrë jetën të paktën 2 të rinjve. Të gjithë personat e prekur janë të rinj, sipas agjencisë për sigurinë shëndetësore ne Britani.

Viktimat janë një student 21-vjeçar në Universitetin e Kent dhe një nxënës adoleshent në një shkollë në qytetin Faversham.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, e përshkroi të martën shpërthimin si “të paprecedentë” për sa i përket përhapjes së tij.

Shumica e rasteve u lidhën me pjesëmarrjen e të rinjve në një klub nate në Canterbury, midis datave 5–7 mars. 

Share This Article