ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë? 2 hours ago
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh 2 hours ago
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë 3 hours ago
Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar 3 hours ago
Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore 3 hours ago
Next
Prev
Home UK

Britania nis javën tjetër fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestinë në Francë

albnews by albnews
14 September, 2025
in UK
0
Britania nis javën tjetër fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestinë në Francë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestine nga Britania në Francë pritet të nisin javën e ardhshme, si pjesë e marrëveshjes së re mes dy vendeve, raporton BBC.

Skema pilot “një brenda, një jashtë” u arrit në korrik nga kryeministri Sir Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës shtetërore në Londër.

RelatedPosts

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

Donald Trump kërcënon BBC-në me padi për dokumentarin mbi 6 Janarin

Dhjetëra migrantë u ndaluan muajin e kaluar në Dover dhe tashmë kanë marrë njoftimin zyrtar se do të deportohen brenda pesë ditësh. Në këmbim, Britania do të pranojë një numër të barabartë azilkërkuesish nga Franca, që nuk kanë tentuar kalimin dhe që kalojnë kontrollet e sigurisë.

Starmer e quajti marrëveshjen “produkt i diplomacisë së pjekur” që do të “sjellë rezultate reale”, ndërsa kritikët konservatorë e kanë cilësuar planin si “të pazbatueshëm dhe të hapur për abuzime”.

Sipas marrëveshjes së publikuar më 4 gusht, Franca pranon kthimin e të rriturve dhe fëmijëve të shoqëruar që kanë kaluar me gomone, pasi kërkesa e tyre për azil të jetë hequr ose shpallur e papranueshme. Qëllimi është që transferimet të kryhen brenda tre muajsh nga hyrja e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria ka publikuar edhe detaje për mënyrën se si njerëzit do të aplikojnë nga Franca për të ardhur ligjërisht në Britani – fillimisht me leje qëndrimi 3-mujore për të “rregulluar statusin e tyre”. Kostot e transportit për migrantët që kthehen dhe ata që pranohen në Britani do të mbulohen nga qeveria britanike.

Ky është një nga një sërë masash të reja për të frenuar kalimet me gomone. Vetëm këtë vit, deri më 13 shtator, 31,027 persona kanë kaluar Kanalin Anglez – më shumë se në të njëjtën periudhë të 2024.

Qeveria ka ngrirë asetet e 25 personave të përfshirë në trafikimin e migrantëve, ka shtuar 300 oficerë të Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe po krijon një Komandë të Sigurisë Kufitare për të koordinuar policinë, emigracionin dhe shërbimet e inteligjencës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

10 November, 2025
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

10 November, 2025
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë

Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë

10 November, 2025
Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result