Britania nis këtë javë bisedimet për Brexit-in me Komisionin Evropian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të takohet me presidenten e re të Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, në Londër gjatë kësaj jave në kohën kur po përgatitet ta largojë vendin nga Bashkimi Evropian në fund të janarit.

Shefi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar do ta përdorë shumicën që e fitoi në zgjedhjet e muajit të kaluar për ta miratuar projektligjin për Brexit-in në Dhomën e Ulët vetëm tri ditë pasi deputetët të kthehen nga pushimi dimëror.

Pritet që ai ta shfrytëzojë takimin me Von Der Leyen-in që ta theksojë vendosmërinë e qeverisë për të mos e zgjatur periudhën kalimtare, e cila nënkupton që Britania të mbetet e nënshtruar ndaj shumë rregullave dhe strukturave të BE-së deri në fund të dhjetorit.

Premtimi i Johnson-it për ta realizuar Brexit-in ishte në qendër të fushatës zgjedhore dhe këshilltari i tij i lartë, Dominic Cummings, ka bërë të qartë se qeveria synon t’i përdorë rezultatet e zgjedhjeve për riorganizim radikal të shtetit.

Përpos bisedimeve me Bashkimin Evropian, qeveria britanike këtë vit duhet të vendosë nëse do t’i fillojë negociatat për marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, shkruan “The Guardian”.

Share This Article