ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën 7 hours ago
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë 10 hours ago
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë? 11 hours ago
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 11 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 11 hours ago
Next
Prev
Home UK

Britania nis negociatat me tre vende për reduktimin e kalimeve të emigrantëve të paligjshëm

albnews by albnews
18 November, 2024
in UK
0
Britania nis negociatat me tre vende për reduktimin e kalimeve të emigrantëve të paligjshëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria e Britanisë së Madhe mund të ndjekë modelin e asaj italiane për ndalimin e kalimit të emigrantëve të paligjshëm. Sipas ” The Sunday Times”, Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Yvette Cooper po negocionon me Turqinë, Vietnamin dhe Kurdistanin dhe është caktuar të finalizojë marrëveshjet e “bashkëpunimit dhe sigurisë” me këta vende përpara fundit të vitit. Kryeministri britanik Sir Keir Starmer po kërkon të ndjekë shembullin e homologes italiane të krahut të djathtë Giorgia Melonit, me të cilën u takua në Romë muajin e kaluar.

Italia ka parë një rënie prej 62 për qind të ardhjeve gjatë shtatë muajve të parë të 2024 dhe marrëveshjet e arritura me Tunizinë dhe Libinë duket se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këto reduktime. Sipas modelit italian, ka një nxitje për emigrantët për të qëndruar si dhe një mbrojtje më të madhe për të ndaluar kalimet e paligjshme. Sir Keir dhe Cooper janë nën presion për të gjetur një zgjidhje ndërkohë që numri i kalimeve është rritur në 33,000 këtë vit, nga 29,437 që ishin në vitin 2023.

RelatedPosts

Avionët luftarakë të RAF-it i bashkohen misionit të mbrojtjes ajrore të NATO-s mbi Poloni

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

Sekretarja e Transportit Louise Haigh po ashtu i konfirmoi raportet në The Sunday Times se Cooper dhe Starmer ishin në bisedime me një sërë vendesh për t’i dhënë fund krizës së emigrantëve. Ajo këmbënguli se marrëveshjet nuk ishin të njëjta me skemën e konservatorëve në Ruanda, e cila iu kushtoi taksapaguesve qindra milionë paund dhe u anulua sapo laburistët morën pushtetin.

Haigh tha se marrëveshjet e vendeve të treta për të ndaluar migrimin e paligjshëm nuk janë të njëjta me planin konservator të Ruandës. Në vend që të jetë një program deportimi, siç synohej të ishte Ruanda, marrëveshjet me vende si Vietnami do të jenë të ngjashme me ato që kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka arritur me vende të tilla si Libia për të parandaluar nisjen e emigrantëve në udhëtimin e rrezikshëm për në Evropë. Marrëveshjet përfshijnë dhënien e milionave paund këtyre vendeve që të rrisin përpjekjet e tyre për të parandaluar kalimet me varka të vogla.

Britania e Madhe ka lidhur më parë një marrëveshje prej 500 milionë funtesh me Francën për të rritur numrin e përgjimeve të varkave të vogla, ndërkohë që ka lidhur edhe më parë marrëveshje me qeverinë turke. Megjithatë, Italia është përballur me kritika se modeli mund t’i detyrojë njerëzit të vendosen në kampe paraburgimi ku ata përballen me tortura.
Cooper ka zhvilluar më parë bisedime me zyrtarë kurdë dhe thuhet se qeveria do të ndjekë qasje të ndryshme me kombet e ndryshme që takon. Zyra e Brendshme gjithashtu mund të rrisë reklamat në mediat sociale në Vietnam për të provuar të pengojë njerëzit të bëjnë kalimin

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

20 September, 2025
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

20 September, 2025
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

20 September, 2025
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result