Britania njofton sanksione të reja që shënjestrojnë familjen dhe rrethin e brendshëm të Putinit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania njoftoi raundin e saj të fundit të sanksioneve që shënjestrojnë rrjetin financiar të presidentit rus, Vladimir Putin, duke përfshirë ish-gruan e tij, familjen dhe rrethin e ngushtë.

Sanksionet kanë për qëllim “rrjetin e dyshimtë që mbështet stilin luksoz të jetës së Putinit”, tha në një deklaratë sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss.

12 emrat e rinj të shtuar në listën e sanksioneve britanike përfshijnë ish-zonjën e parë të Federatës Ruse, Lyudmila Ocheretnaya.

Mikhail Shelomov, një pronar biznesi rus dhe kushëriri i parë i liderit, është gjithashtu në shënjestër.

Disa të afërm të tjerë të Putinit që mbajnë poste ekzekutive në firmat e mëdha ruse si Gazprom janë sanksionuar gjithashtu. Ata përballen me ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit.

Në deklaratën e Trussit thuhet se “ne po ekspozojmë dhe synojmë rrjetin e dyshimtë që mbështet stilin e jetës luksoze të Putinit”.

 “Ne do të vazhdojmë me sanksione ndaj të gjithë atyre që ndihmojnë dhe inkurajojnë agresionin e Putinit derisa Ukraina të mbizotërojë”, deklaroi Turss.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, pasuritë zyrtare të Putinit janë modeste, por stili luksoz i jetës së tij “financohet nga një grup familjesh, miqsh dhe elitash”.

Lista e sanksionuar e Britanisë tani përfshin më shumë se 1mijë individë dhe 100 subjekte.

Share This Article