Britania nuk dëbon shqiptarin! Gjykata merr vendimin e çuditshëm: Djali i tij ka neveri ndaj mishit të pulës që mund të konsumojë në Shqipëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shqiptar është lejuar të qëndrojë në Britaninë e Madhe sepse djali i tij nuk preferon të hajë ushqim nga vendet e tjera.

Një gjykatë emigracioni në Britani tha se do të ishte tepër e ashpër që djali 10-vjeçar të detyrohej të shpërngulej në Shqipëri me babain e tij për shkak të ndjeshmërisë së tij rreth ushqimit, raporton The Telegraph.

Shembulli i vetëm i dhënë në gjykatë ishte mospëlqimi i tij për “llojin e copave të pulave që janë në dispozicion jashtë vendit”.

Si rezultat, gjykatësi lejoi apelimin e babait kundër dëbimit si shkelje e të drejtës së tij për jetë familjare sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), duke përmendur ndikimin që largimi i tij mund të ketë tek djali i tij.

Çështja, e zbuluar në dokumentet e gjykatës, është midis një numri rekord prej 34,169 ankesash të pazgjidhura për azil . Numri përfaqëson një rritje pesëfish në dy vjet nga 6,386 ankesa të pazgjidhura në të njëjtën pikë në 2022.

Telegraph thotë se të dhënat që do të publikohen të hënën (sot) tregojnë se ka pasur 609 arrestime muajin e kaluar për punë të paligjshme, 73 për qind më shumë në janar 2024 dhe një rritje prej 48 për qind për bastisjet nga 556 në 828.

Ministria e Brendshme do të publikojë gjithashtu foto dhe video të emigrantëve që deportohen nga Britania e Madhe dhe vendosen me forcë në avionë.

Share This Article