BRITANIA NUK PRANON REZULTATET E ZGJEDHJEVE NË BJELLORUSI, DËNON DHUNËN

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania njoftoi se kundërshton rezultatet e zgjedhjeve të fundit presidenciale në Bjellorusi, duke dënuar aktet e dhunës nga autoritetet e vendit kundër protestave paqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, tha në një deklaratë: “Bota ka shikuar me tmerr dhunën e përdorur nga autoritetet bjelloruse për të shtypur protestat paqësore që pasuan këto zgjedhje mashtruese presidenciale. Britania nuk pranon rezultatet. Ne kemi nevojë urgjente për një hetim të pavarur përmes OSBE-së për shkeljet që u regjistruan në zgjedhjet e padrejta, si dhe shtypjen e ashpër që pasoi”.

Raab nënvizoi se Britania do të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të sanksionuar personat përgjegjës për zgjedhjet dhe dhunën, duke “konsideruar përgjegjës autoritetet e Bjellorusisë”.

Sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të shpallura të premten e kaluar, presidenti i Bjellorusisë Alexandar Lukashenko fitoi me 80,1 për qind të votave, ndërsa liderja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya u rendit e dyta me vetëm 10,12 për qind.

Që nga shpallja e rezultateve, dhjetëra mijëra bjellorusë kanë demonstruar kundër Lukashenkos, duke brohoritur me parulla dhe duke mbajtur flamurin kuq e bardhë të cilin Bjellorusia e ka përdorur para vitit 1995.

Share This Article