Britania nuk rekomandon maska në zyra! Hancock: “Kur njerëzit qëndrojnë së bashku, maska nuk ofrojnë mbrojtje”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hanckock, tha se qeveria nuk do të rekomandojë që njerëzit të vendosin maska në zyra, pas spekulimeve se rregullat në ambientet e punës mund të ndjekin ato të dyqaneve. “Ne nuk do rekomandojmë maska nëpër zyra”, – tha Hancock për Sky Neës këtë Javë.   Blerësit në Angli do të duhet të mbulojnë fytyrën në dyqane dhe supermarket nga data 24 Korrik, për të reduktuar rrezikun e përshpejtimit të infeksionit, sipas deklaratës së kryeministrit Boris Johnson.

Hancock tha se qeveria ka vlerësuar veshjen e maskave në zyra, por e refuzoi idenë duke thënë se nëse njerëzit kalojnë kohë së bashku, mbulimi i fytyrës nuk ofron mbrojtje.  “Në ndërveprimet me njerëzit që nuk janë të afërm, veshja e maskave mund të jetë efektive”, –  tha ai.  Mbulimi i fytyrës është i detyrueshëm në transportin publik në Angli.  Telegraph raportoi më herët gjatë javës se qeveria mund të rekomandojë së shpejti vendosjen e maskave në të gjithë zonat publike, përfshirë zyrat dhe ambiente të tjera të punës.  Hancock e refuzoi këtë duke thënë se është diçka që është vlerësuar e më pas, refuzuar.

Klevis Llaha / SCAN

Share This Article