Britania paralajmëron për sulme të mundshme terroriste në Suedi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania paralajmëroi të dielën qytetarët e saj që planifikojnë të shkojnë në Suedi për sulme të mundshme terroriste, pas djegies së Kuranit nga aktivistët anti-islamikë që kanë zemëruar myslimanët.

Në këshillat e përditësuara të udhëtimit, ministria e jashtme e Britanisë tha se autoritetet suedeze kishin ndërprerë me sukses disa sulme të planifikuara dhe kishin arrestuar disa persona.

Duhet të jeni vigjilentë në këtë kohë se terroristët ka shumë të ngjarë të përpiqen të kryejnë sulme në Suedi, ku vendet e vizituara nga të huajt mund të jenë objektiva të mundshëm”, thuhet në njoftim.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Suedisë, Henrik Landerholm, përsëriti kërcënimet në rritje ndaj Suedisë që nga djegiet e Kuranit.

Djegia e Kuranit lejohet në Suedi sipas rregullave të fjalës së lirë, por myslimanët e shohin djegien e librit të tyre të shenjtë si blasfemi.

Qeveria amerikane ka paralajmëruar gjithashtu për sulme të mundshme terroriste në Suedi në këshillat e saj të udhëtimit./ Reuters

Share This Article