Skema e re synon të krijojë një vendkalim kufitar ‘pa kontakt’ duke filluar nga viti 2024,
Qeveria e Britanisë së Madhe planifikon të zbatojë skemën e Autorizimit Elektronik të Udhëtimit, e cila i detyron vizitorët të aplikojnë për leje për të vizituar vendin, përfshirë edhe ata nga vendet e Bashkimit Evropian.
Skema e re synon të krijojë një vendkalim kufitar ‘pa kontakt’, duke filluar nga viti 2024, shkruan Schengen Visa Info.
Disa pasagjerë do të mund të hyjnë në vend të përjashtuar nga përdorimi i portës së pasaportës elektronike ose duke folur me oficerin e Forcave Kufitare.
Skema e re që synon të reduktojë kohën e pritjes, kërkon që vizitorët të ngarkojnë një foto të tyre dhe ta dërgojnë atë në Home Office përpara udhëtimit.
Udhëtarët do t’i nënshtrohen një kontrolli paraprak, duke mundësuar identifikimin e tyre në kufi, duke përdorur teknologjinë më të fundit.
Nga viti 2023 Home Office do të fillojë të prezantojë një skemë ‘Leje për udhëtim’, ku personat që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe duhet të paraqesin një leje të tillë.
Të gjithë vizitorët, përfshirë evropianët, do të duhet të aplikojnë për një Autorizim Elektronik të Udhëtimit (ETA) që mund të kushtojë rreth 21 euro.
Skema do të provohet fillimisht në mars të vitit 2023 për vizitorët nga Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Omani dhe Bahreini, përpara se të prezantohet potencialisht për të gjithë vizitorët në mbarë botën deri në fund të vitit të ardhshëm.