Britania planifikon t’i vaksinojë kundër Covid-19 dhjetëra miliona qytetarë deri në mars

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania po shpreson që të vaksinojë dhjetëra miliona qytetarë gjatë tre muajve të ardhshëm, ka thënë kryeministri Boris Johnson, raporton BBC.

Britania do të ketë 530 mijë doza të vaksinës anti-COVID të AstraZeneca/Oxford të hënën për t’i vaksinuar qytetarët dhe shpreson të vaksinojë dhjetëra miliona në muajt të ardhshëm.

“Ne shpresojmë të bëjmë këtë dhe të jemi në gjendje të vaksinojmë dhjetëra miliona gjatë tre muajve të ardhshëm”, ka thënë Johnson.

Me miratimin e vaksinës kundër COVID-19, shumë shtete kanë filluar të vaksinojnë qytetarët e tyre kundër këtij virusi.

Megjithatë Kosova ende nuk është furnizuar me asnjë dozë të kësaj vaksine.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur për Express se deri në muajin mars edhe Kosova pritet të furnizohet me një pjesë të vaksinave.

Share This Article