Britania po e shqyrton mundësinë e bojkotimit diplomatik të Olimpiadës në Kinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson po shqyrton mundësinë e një bojkoti diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022.

Mundësia po shqyrtohet në shenjë proteste kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Kina.

Ministrja e Jashtme Liz Truss është në favor të idesë, të cilën po e shqyrton edhe presidenti amerikan, Joe Biden.

Qeveria në Londër filloi një “diskutim aktiv” për këtë çështje pasi Uashingtoni njoftoi se delegacioni i tyre mund të mos marrë pjesë në lojëra.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka ndërmarrë hapa kundër Kinës, si dhe individëve, kompanive dhe subjekteve të saj, për shkelje të dyshuara të të drejtave të njeriut, gjegjësisht ujgurëve mysliman. 

Share This Article