Revista amerikane “New York Times” duke vë në dukje vrasjen e një ligjvënësi britanik, ka parashikuar se Britania do të përballet me një kapitull të ri të terrorizmit.
Revista amerikane “New York Times” në një artikull të autorëve Mark Lndler, Megan Specia dhe Stefan Kastle, ka analizuar sulmet e kryer me thika së fundmi në Britani dhe si rezultat vrasjen e Sir David Ams, deputetit konservator në Parlamentin e Britanisë, si dhe ka parashikuar një kapitull të ri të terrorizmit në këtë vend.
Policia e Londrës ditën e diele ka deklaruar se në bazë të ligjit të luftës kundër terrorizmit, atyre i është dhënë urdhri për arrestimin e personit të dyshuar. Policia në mënyrë zyrtare këtë veprim e ka quajtur akt terrorist. Gjithashtu, policia e Britanisë me anë të një deklarate, ka deklaruar se deri më tani ka kontrolluar tre adresa të ndryshme dhe kërkon nga qytetarët që të ofrojnë çfarëdo lloj informacioni që posedojnë në lidhje me personin e dyshuar.
Sir David Ams, 69 vjeçar, ishte prej anëtarëve të Partisë Konservatore të kryeministrit Boris Johnson, o cili është vrarë të premten në mesditë duke goditur disa herë me thikë në një kishë në lindje të Londrës dhe gjatë takimit që kishte me votuesit e zonës së tij elektorale. Më parë në vitin 2016, gjithashtu ishte vrarë Joe Kaks, ligjvënësi britanik, duke u qëlluar me plumba gjatë takimit me votuesit për referendumin e Brexit. Policia britanike të premten ka deklaruar se komanda e luftës kundër terrorizmit e Britanisë do të drejtojë hetimet në lidhje me këtë vrasje.
Shqetësimet në Britani për rritjen e nivelit të kërcënimit terrorist janë shtuar në kohën kur niveli i paralajmërimeve të sigurisë në këtë vend ndodhet në një shkallë të konsiderueshme dhe kjo fazë do të thotë se mundësitë për kryerjen e sulmeve terroriste në këtë vend janë shumë të mëdha. Niveli i paralajmërimit të sigurisë në Britani në viin 2014, është shtuar në nivelin e lartë dhe deri në vitin 2020, ka qëndruar në po këtë fazë, mirëpo me uljen e mundësive për kryerjen e sulmeve terroriste, ky nivel i paralajmërimeve të sigurisë në po atë vit ka shënuar rënie në masë të konsiderueshme.
Shtetet perëndimore duke përfshirë edhe Britaninë nuk kanë kursyer asnjë përpjekje për të ndihmuar grupet terroriste në rajonin Azisë Perëndimore, ndërsa me kthimin e pjesëtarëve evropianë të grupeve terroriste si ISIS, po përballjen me kryerjen e sulmeve terroriste.