Britania po shqyrton mundësinë që t’i sigurojë Ukrainës raketat më të shpejta tokë-ajër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania po konsideron t’i sigurojë Ukrainës një nga raketat më të shpejta në botë tokë-ajër me rreze të shkurtër veprimi, deklaroi sot ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace.

Në Dhomën e Ulët, Wallace tha para deputetëve britanikë se Departamenti i Mbrojtjes i konsideron raketat STARstreak si armë mbrojtëse.

“Në përgjigje të kërkesës së Ukrainës, qeveria ka vendosur të shqyrtojë donacionin e raketave portative kundër-ajrore me shpejtësi të lartë STARstreak me ekuipazh”, tha Wallace.

Ai shtoi se besojnë se ky sistem do të mbetet brenda përkufizimit të armëve mbrojtëse dhe do t’u mundësojë forcave ukrainase të mbrojnë më mirë qiejt e tyre. Wallace tha se do të rriste furnizimet me ushqime, pajisje mjekësore dhe ndihma të tjera ushtarake jo-vdekjeprurëse.

Sipas tij, Rusia po ndryshon taktikat e luftës dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe ukrainasit. Ai theksoi se të dhënat e shërbimit të inteligjencës ushtarake britanike tregojnë se rusët deri më tani kanë qenë të suksesshëm vetëm në një nga qëllimet e tyre kryesore.

Wallace tha se sipas të dhënave ukrainase, ai pretendon se Rusia deri më tani ka humbur 285 tanke, 985 automjete të blinduara, 109 sisteme artilerie, 50 sisteme raketash, 44 avionë dhe 48 helikopterë.

Më tej shtoi se 11.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë, por se Britania nuk ka arritur të verifikonte këtë numër.

Share This Article