Departamenti i Arsimit tha se vazhdon të ketë ambicie që t’i kthejë nxënësit e rinj në shkolla para pushimeve veriore, shkruan “Metro UK”. Plani i qeverisë britanike për rihapjen e plotë të shkollave fillore për të gjitha klasët pritet të bie poshtë të martën Besohet se ai do të thotë që shkollat fillore nuk pritet të hapen për të gjitha grupmoshat e nxënësve në kohën kur ka mbetur vetëm një muaj para pushimeve verore. Një burim i lartë në Departamentin e Arsimit tha: “Disa shkolla nuk kanë hapësirë të mjaftueshme. Ne gjithmonë kemi thënë se do t’i dëgjojmë shkollat, prandaj ka gjasë që të tërhiqemi pak në këtë plan.”