Shkollat fillore në Britani do të mund t’i rihapë shkollat fillore nga 1 qershori, me ç’rast mësimin fillimisht do ta rinisnin nxënësit e moshave 10 deri 12-vjeçare, shkruan Daily Mail.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, po shpreson t’i paralajmërojë mësuesit tri javë më herët për rihapjen e shkollave fillore në Angli për të gjithë nxënësit brenda muajit të ardhshëm.
Burime brenda sektorit publik kanë thënë se kthimi më i hershëm i fëmijëve në shkolla ka për qëllim që t’u ndihmojë prindërve të tyre të kthehen në vendet e punës. Ky veprim gjithashtu synohet të merret për ta shmanguar dëmtimin e zhvillimit të hershëm psikik dhe social të fëmijëve.
Sa i përket shkollimit të lartë, në universitete së pari pritet të kthehen studentët e mjekësisë dhe veterinarisë, që do t’i rifillojnë studimet në vjeshtë, ndërsa pas tyre studimet do t’i rifillojnë studentët e artit.
Tridhjetë e tri universitete që kanë fakultete të mjekësisë, përfshirë Universitetin e Oksfordit dhe Universitetin e Kejmbrixhit, i kanë dhënë përkrahje planit për rifillimin e punës me studentë të fakulteteve themelore shkencore.
Zyrtarët besohet se janë duke e shqyrtuar zvogëlimin e numrit të nxënësve dhe studentëve për një klasë në mënyrë të përkohshme për shkak të rrethanave. Kështu, nxënësit e shkollave fillore do t’i ktheheshin mësimit, nëse vendi nuk përballet me rritje të numrit të rasteve deri në muajin e ardhshëm.