UK
Britania propozon mekanizëm të përbashkët të G7 kundër propagandës ruse
Grupi i Shtatëshes më të fuqishme të botës do të analizojë një propozim për të krijuar një mekanizëm të reagimit të shpejtë për t’iu kundërvënë “propagandës” dhe dezinformimit rus, tha Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab duke folur me agjencinë e lajmeve Reuters.
Në komentet para takimit të ministrave të jashtëm të G-7, i pari takim i tillë i zhvilluar me prani fizike në dy vjet, Raab tha se Britania “po mbledh G-7 për t’i bashkuar në mbështetje të një mekanizmi të përgjigjes së shpejtë” ndaj dezinformimit rus.
“Kur shohim gënjeshtra e propagandë të tillë në qarkullim të përgjigjemi, jo në mënyrë individuale, por së bashku duke prezantuar të vërtetën si për popullatën tonë, ashtu edhe për njerëzit në mbarë botën, në Rusi, Kinë e kudo,” tha ai.
Rusia dhe Kina po përpiqen të mbjellin mosbesim në Perëndim duke përhapur dezinformata për zgjedhjet si dhe gënjeshtra për vaksinat, sipas zyrtarëve britanikë, amerikanë e të BE-së.
Rusia hedh poshtë akuzat se përzihet në punët e vendeve të tjera dhe thotë se Perëndimi është i fiksuar nga histeria anti-ruse.
“Ka ardhur koha të pyesim përse këto vende që janë të kalbura në thelb nga propaganda dhe që e kanë përdorur propagandën më shumë se një herë për të justifikuar rrëzimin e qeverive të ndryshme, na akuzojnë ne për mëkatet e tyre,” tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova përmes një postimi në median sociale, pas komenteve të Raab.
Kina thotë se Perëndimi angazhohet në bullizëm dhe se udhëheqësit e tij kanë një mentalitet pas-perandorak që i bën të ndjehen se kanë të drejtën të sillen si policët e botës.
Britania e ka identifikuar Rusinë si kërcënimin më të madh të sigurisë, megjithëse e konsideron Kinën si sfidën më të madhe afatgjatë në aspektin ushtarak, ekonomik e teknologjik.
Sekretari i Jashtëm britanik Raab do të takohet me homologun amerikan Antony Blinken të hënën në fillim të një jave kontaktesh diplomatike me synimin për të fuqizuar rolin e G-7 dhe për të formuar një mburojë më të fortë kundër forcave që shihen si sfiduese ndaj rendit global.
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
UK
58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit
Pas 58000 kilometrash ecje rreth botës, ish-parashutisti është pothuajse në shtëpi në Hull… 27 vite më vonë.
Ai ishte i burgosur në Panama, i shpëtoi për fije dëbimit nga Rusia dhe u është shmangur bandave të drogës në Amerikën Qendrore.
Por ish-ushtari britanik i njësive parashutiste Karl Bushby i frikësohet faktit se odiseja e tij 27-vjeçare – rrugëtimi në këmbë nga Kili drejt shtëpisë – mund të dështojë pikërisht në Tunelin e La Manshit.
Atij mund t’i duhet të kthehet me not në Britaninë e Madhe nëse dëshiron të përmbushë qëllimin e tij: të udhëtojë nga Amerika e Jugut deri në vendlindjen e tij, Hull, pa përdorur asnjë mjet transporti.
Bushby, tani 56 vjeç, u nis nga Kili në vitin 1998 duke besuar se ekspedita e tij do zgjaste 12 vjet.
Gjeopolitika, lufta dhe problemet me vizat e ngadalësuan progresin e tij, por 58 mijë kilometra më vonë – përfshirë ecjen përgjatë gjithë Amerikës së Veriut – ai tani ndodhet në Hungari dhe pret të kalojë Kanalin e La Manshit në tetor të vitit të ardhshëm.
Megjithatë, Bushby është i shqetësuar se mund t’i hidhet poshtë leja për të ecur përmes tunelit të shërbimit të Eurostar-it. Kjo është mundësia e parapëlqyer që do t’i lejonte atij t’i përmbahej rregullit që i vuri vetes: të mos përdorë asnjë transport të mekanizuar, përfshirë tragetet. Por, nëse do t’i duhet, ai mund ta kalojë me not.
Kjo nuk do ishte hera e parë që ai sfidon ujin. Në gusht të vitit të kaluar, ai notoi më shumë se 270 kilometra në 31 ditë përgjatë Detit Kaspik për të shmangur hyrjen në Iran ose Rusi.
Udhëtimi i tij e ka përballur gjithashtu me bandat në “Darien Gap” në Amerikën e Jugut, ka kaluar Ngushticën e ngrirë të Beringut dhe ka kaluar 18 ditë në burg në Panamá pasi kaloi kufirin nga Kolumbia, i cili ishte mbyllur për shkak të konfliktit.
Rusia ishte veçanërisht e vështirë. Ai për pak u dëbua në vitin 2006 pasi nuk kishte hyrë përmes një pike kufitare të saktë.
Dhe në vitin 2013, ai bëri një shmangie drejt SHBA-së për të protestuar kundër ndalimit të vizës, duke ecur nga bregu perëndimor deri te ambasada ruse në bregun lindor. Vetëm në vitin 2017 ai mundi të rifillonte udhëtimin e tij dhe të kalonte në Mongoli.
Kur të mbërrijë përfundimisht në pragun e shtëpisë së nënës së tij në Hull, Bushby do përballet me një sfidë të re – të vendosë se çfarë do të bëjë më pas.
Ai tha: “Është paksa frikësuese. Si çdokush që ka pasur një karrierë të gjatë, është dita e daljes në pension. Qëllimi i jetës sime për 27 vitet e fundit thjesht do ndalojë vërtet menjëherë.”
“Mendoj se duhet të gjej diçka për t’u marrë. Nuk dua të rri kot. Duhet të rritem dhe të gjej një punë, kjo është e kotë. Por do ta zgjidhim.”
Tuneli i shërbimit shtrihet midis dy linjave hekurudhore të Eurostar-it dhe përdoret për mirëmbajtje dhe evakuimin e pasagjerëve në rast urgjence. Për ta përdorur atë duhet siguruar leje e posaçme.
Çiklisti britanik Chris Froome u bë personi i parë që kaloi me biçikletë përmes tunelit në vitin 2014, ndërsa Lance Dyer, një afrikano-jugor, kaloi përmes tij ilegalisht në vitin 2005 me shapka. Ai u arrestua nga policia franceze.
Bushby tha: “Nuk kemi kontaktuar ende zyrtarisht për të marrë lejen, e kam letrën gati, thjesht duhet të gjej kontaktin e duhur. Marrja e lejes…nuk e di sa e vështirë mund të jetë. Jam optimist, por do ta shohim.”
Ai bëri shaka: “Alternativa e parë do të ishte të merrja pengje. Dhe e fundit, të notoja.”
UK
Faqet e para të gazetave në UK
‘Kaosi i Eurostar’ dhe ‘nëna e Anthony Joshuas pranë shtratit të tij’










-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK20 hours agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania20 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
