Britania raporton më shumë se 200 mijë raste të reja nga Covid-19 brenda një dite

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 218 mijë raste të reja nga coronavirusi si dhe 48 viktima, tregojnë shifrat zyrtare.

Sipas medieve të huaja, kjo është hera e parë që Mbretëria e Bashkuar ka raportuar më shumë se 200 mijë raste brenda një dite.

Kjo vjen derisa më shumë se 141 mijë persona të tjerë janë vaksinuar me dozën përforcuese kundër COVID-19 – duke e çuar totalin në më shumë se 34 milionë.

Përveç Mbretërisë së Bashkuar një tjetër vend në botë që regjistroi shifër rekorde të rasteve është SHBA-ja.

SHBA ka regjistruar më shumë se një milion raste të reja me COVID-19, ku zyrtarët paralajmërojnë përkeqësim të gjendjes pas shfaqjes së variantit më përhapës të Omicronit.

Një rekord prej 1,080,211 rastesh u raportua të hënën – raporti më i lartë njëditor i rasteve të reja kudo në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins. Varianti Omicron përbën shumicën e rasteve në SHBA. 

Share This Article