Britania refuzon t’i kthejë Greqisë statujat e Parthenonit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi se rikthimi i monumenteve historike në vendet e origjinës, nuk mund të jetë pjesë e marrëveshjes tregtare, që do të bëhet në Bashkimin Evropian pas Brexitit.

Drafti negociues i BE-së parashikon që palët të diskutojnë problemet lidhur me veprat kulturore, që janë nxjerrë nga vendi në mënyrë të paligjshme.

Shtypi britanik njoftoi se çështja në fjalë është vendosur në rend dite nga Greqia që thekson se i janë vjedhur shumë vepra historike përfshirë statujat e Parthenonit.

Qipro dhe Spanja kanë mbështetur Athinën. Megjithatë, një zëdhënëse e qeverisë britanike refuzoi rikthimin e statujave Parthenonit, që ekspozohen në muzeun britanik. 

Share This Article