Britania rikthen karantinën deri në 2 dhjetor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania ka rikthyer një muaj karantinën. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Boris Johnson, për shkak të rasteve të shumta ditore që janë regjistruar ditëve të fundit. megjithatë, ndryshe nga karantina në fillim të pandemisë, ai ka bërë të ditur se shkollat do të qëndrojnë të hapura.

Vendimi do të hytjë në fuqi ditën e enjte dhe pritet të zgjasë të paktën deri në datën 2 dhjetor. Referuar BB, po diskutohet edhe mbyllja e kufijve.

Ky vendim erdhi pasi sot Britania e Madhe regjistroi 21,915 raste të reja duke e çuar në total numrin e të prekurve në 1,011,660. Britania e Madhe është vendi i nëntë që ka arritur një numër rekord rastesh ditore, pas SHBA-së, Indisë, Brazilit, Rusisë, Francës, Spanjës, Argjentinës dhe Kolumbisë.

Më herët, u rikthye karantina edhe në Francë, duke mbyllur baret, restorantet, lëvizja e njerëzve nga njëri rajon në tjetrin. Njëjtën ka vepruar Gjermania dhe disa shtete të tjera të Europës.

Share This Article