Britania: Rusia në 24 orët e para nuk arriti asnjë qëllim kryesor, ka humbur më shumë se 450 trupa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia nuk ka arritur asnjë nga qëllimet kryesore në 24 orët e para të pushtimit të Ukrainës dhe ka humbur më shumë se 450 trupa.

Kështu është shprehur këtë të premte ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace për “Sky News”.

“Një nga aeroportet e rëndësishme (Gostomel) që po përpiqej të marrte me njësitë e saja elitare nuk u arrit të merret dhe në fakt ukrainasit e rifituan”, tha Wallace.

 “Unë mendoj se në kundërshtim me pretendimet e mëdha ruse dhe në fakt me vizionin e Presidentit Putin se ukrainasit do të çlirohen dhe do t’i bashkohen kauzës së tij, rezultoi të ishte plotësisht i gabuar”, u shpreh ministri.

Autoritetet ukrainase raportojnë për 137 ushtarakë dhe civilë të vrarë. Ndërkohë 316 persona kanë ngelur të plagosur gjatë sulmeve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet e Rusisë shenjëstrojnë objekte ushtarake dhe civile.

Ai nënvizoi se Ukraina po lufton e vetme përballë Rusisë dhe kërkoi armëpushim me fqinjin rus. Ndërkohë Zelensky tha se kjo situatë nuk mund të përballohet vetëm me sanksione.

Share This Article