Britania sanksionon 386 deputetë të Dumës ruse

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme britanike thuhet se 386 anëtarë të Dumës u sanksionuan për shkak të mbështetjes që kanë dhënë për rajonet separatiste Donetsk dhe Lugansk të Ukrainës

Britania e Madhe ka marrë vendim për sanksione ndaj 386 deputetëve të Dumës Shtetërore, Dhomës së Ulët të Parlamentit në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme britanike thuhet se 386 anëtarë të Dumës u sanksionuan për shkak të mbështetjes që kanë dhënë për rajonet separatiste Donetsk dhe Lugansk të Ukrainës.

Me vendimin sanksionues të marrë nga Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss është vendosur ndalesë udhëtimi në Britani për deputetët rusë dhe është bllokuar qasja e tyre për asetet në këtë vend.

Sekretarja Truss në një deklaratë lidhur me vendimin për sanksione tha: “Vendosim në objektiv ata që janë bashkëpunëtorë të (presidentit të Rusisë, Vladimir) Putin në pushtimin e paligjshëm të Ukrainës dhe ata që mbështesin këtë luftë mizore”.

“Nëpërmjet sanksioneve do ta vazhdojmë presionin mbi ekonominë ruse. Me aleatët tanë jemi pranë miqve tanë ukrainas. Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën me ndihma humanitare, me armë mbrojtëse dhe aktivitete diplomatike për të izoluar Rusinë në arenën ndërkombëtare”, tha Truss.

Share This Article