Britania sanksionon serbët, Radojçiç i Listës Serbe, Veselinoviç dhe Tesiç në listën e zezë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëria e Bashkuar përditësoi listën e personave të padëshiruar dhe si rrallëherë, me emra konkretë. Në sektorin e luftës ndaj korrupsionit, qeveria e Londrës shënjestroi dy serbë të Kosovës dhe një të Serbisë.

Bëhet fjalë për sanksione ndaj Milan Radojçiç, biznesmen në industrinë e ndërtimit dhe zëvendëskryetar i Listës Serbe.

“Radojçiç ka përfituar nga keqpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për të fituar kontrata të majme për kompaninë e tij të ndërtimit”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.

Slobodan Tesic, një tjetër nga emrat në listën e zezë britanike

Në listën e zezë të këtij shteti përfundoi dhe biznesmeni tjetër serb nga Kosova, Zvonko Veselinoviç, që akuzohet se ka shpërdoruar fonde shtetërore përmes kontratave publike.

Ndërsa në Serbi, është sanksionuar Sllobodan Tesiç, një trafikant i njohur armësh, i cili akuzohet për korruptimin e një prokurori shtetëror të një vendi tjetër. Këto sanksione janë pjesë e masave globale për luftimin e korrupsionit dhe krimeve të tjera në botë.

Share This Article