Britania shënon rekord të viktimave të virusit: 708 të vdekur për 24 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Britaninë e Madhe kanë vdekur 708 persona nga koronavirusi. Numri i infektimeve të reja për këtë periudhë ishte 3735.

Kështu, shifra e përgjithshme e viktimave në këtë shtet shkoi në 4313, ndërsa numri i të infektuarve në 41 mijë e 903 persona, shkruan “Daily Mail”.

Profesori Neil Ferguson në mëngjes kërkoi nga populli britanik që të bëhet gati për shifra të larta të të prekurve në javët e ardhshme. Megjithatë, ai tha se distanca fizike mes njerëzve mund të ndikojë që situata të përmirësohet deri në fund të majit, nëse njerëzit i respektojnë rregullat e karantinës.

Ministrat po i lusin njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet me pacientë të infektuar.

Share This Article