Britania ulë afatin e karantinës nga 14 në 10 ditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasagjerët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe përfshirë nga masat e karantinës ose “rastet e kontaktit” të një personi të testuar pozitiv me COVID-19 nuk do të duhet më të izolohen për më shumë se 10 ditë në vend të 14, theksuan katër kryemjekë britanikë.

“Pas shqyrtimit të të dhënave më të fundit, tani jemi të bindur se mund të zvogëlojmë numrin e ditëve të izolimit nga 14 në 10 ditë”, theksuan në një deklaratë të përbashkët zyrtarët kryesorë mjekësorë të katër kombeve përbërëse të Britanisë së Madhe, shkruan ATSH.

Me më shumë se 63 000 të vdekur, Britania e Madhe është vendi europian më i goditur nga pandemia, para Italisë.

Ky ndryshim do të hyjë në fuqi të hënën, më 14 dhjetor në orën lokale dhe GMT 00:01 dhe GMT në Angli, Skoci dhe Irlandën e Veriut, ndërkohë që në Uells është zbatuar tashmë kjo masë.

Share This Article