Britania vendos karantinë për udhëtarët nga Turqia dhe Polonia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëtarët që mbërrijnë në Britani nga Turqia dhe Polonia do të duhet t’i nënshtrohen një karantine dyjavore, për shkak të një ringjalljeje të epidemisë së koronavirusit të ri, njoftoi sot qeveria britanike.

“Kjo masë, që ka të bëjë gjithashtu me ishujt holandezë Bonaire, Saint Eustache dhe Saba, do të zbatohet nga ora 03:00 GMT të shtunën”, tha ministri britanik i Transportit, Grant Shapps në Twitter.

Britania e Madhe, vendi më i goditur në Europë nga virusi, me më shumë se 42 000 vdekje, po përpiqet të mbrojë veten nga rastet e reja të COVID-19 nga jashtë vendit.

Share This Article