Britania vendos sanksione ndaj Lukashenkos

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania i ka vendosur sanksione Presidenit bjellorus, Aleksandër Lukashkenko dhe shtatë zyrtëve të tjerë për mashtrim në procesin zgjedhor dhe dhunë ndaj protestuesve, ka bërë me dije sekretari i jashtëm, Dominic Raab për Reuters gjatë ditës së sotme.

Këshilltari dhe shefi i stafit të sigurimit kombëtar të Lukashenkos janë gjithashtu në listën e të sanksionuarve, ka bërë me dije Raab gjatë një vizite në kryeqytetin e Koresë së Jugut, shkruan Reuters.

“Ne besojmë se është koha të veprojmë duke ditur se ekziston një shteg për të ndikuar në atë që po luan Bjellorusia. Së pari dhe më e rëndësishmja që duhet të ketë një kosto, është çmimi i abuzimeve të drejtave të njeriut që kemi parë dhe qasjen mashtruese ndaj atij procesi zgjedhor”, ka deklaruar ai.

Bjellorusia është përballur me demonstrata masive që kur Lukashenko, tash e 26 vite në pushtet, është emëruar si fituesi i madh i zgjedhjeve presidenciale te 9 gushtit, ndërsa kundërshtarët e tij i kanë quajtur si zgjedhje të manipuluara.

Ndërkohë, Lukashenko ka mohuar manipulimet e këtij procesi, ndërsa bëhet e ditur se të gjitha figurat kryesore të opozitës, tanimë janë në burg ose të dëbuar.

Raab i ka thënë parlamentit se Britania është duke përgatitu sanksioni ndaj Minks në koordinim me SHBA-të dhe Kanadanë.

Share This Article