Britania vendosi karantinë për udhëtarët e këtij shteti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Personat që nuk e respektojnë këtë karantinë dyjavore, do të gjobiten deri në 10 000 stërlina (11 000 euro), në rast të një vepre të përsëritur

Tashmë udhëtarët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe nga Italia do të duhet t’i nënshtrohen një karantine dyjavore, për shkak të një ringjalljeje të epidemisë së COVID-19, njoftoi sot qeveria britanike.

“Kjo masë, që gjithashtu ka të bëjë me Vatikanin dhe mikroshtetin e San Marinos, do të zbatohet nga ora 03:00 GMT të dielën dhe do të vlejë për gjithë Britaninë e Madhe dhe jo vetëm për Anglinë”, shkroi në Twitter ministri britanik i Transportit, Grant Shapps.

“Nga ana tjetër, personat që vijnë nga Kreta në Angli nuk do të kenë më nevojë ta kryejnë këtë detyrim 14-ditor”, shtoi ministri.

Personat që nuk e respektojnë këtë karantinë dyjavore, do të gjobiten deri në 10 000 stërlina (11 000 euro), në rast të një vepre të përsëritur.

BM, vendi europian më i prekur nga virusi, me më shumë se 43 000 vdekje, po përjeton një valë të dytë të COVID-19.

Share This Article