Britania zbulon variantin e Afrikës së Jugut në dy persona që nuk kishin histori udhëtimi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania ka gjetur raste pozitive me variantin e ri të Afrikës së Jugut e të cilët nuk kanë pasur histori udhëtimi kohët e fundit.

Dy persona nga Anglia janë infektuar ndërsa autoritetet nuk kanë gjetur lidhje të tyre të udhëtimit jashtë vendit, raporton Reuters.

Ndërkaq, banorë të zonës në Surrey nga janë edhe dy personat, tani do të testohen për të parë nëse janë infektuar.

“Varianti specifik i COVID-19 është identifikuar nga dy teste pozitive që kanë dalë në zonë, tek banorë që nuk kanë pasur udhëtime më herët apo raste me këtë variant”, ka thënë këshilli lokal.

Share This Article