Futbolli është pasioni më i madh i britanikëve, para udhëtimeve dhe muzikës, tregon një studim i fundit
Interesimi më i madh për lojën më të bukur në botë ka filluar qysh herët në Angli por ai është rritur shumë pasi Anglia arriti në gjysmëfinale të Botërorit vitin e kaluar.
Udhëtimet nëpër botë është hobi i dytë dhe më i famshëm në Britani. Muzika, kuzhina janë disa nga pasionet e tjera të britanikëve.
Shikimi i televizionit është në vendin e tetë, përderisa argëtimi, por shqetësuese është fakti se vizita në pube ka përfunduar në vendin e 15-të. Sipas faqes se financave eToro, e cila ka anketuar 2000 njerëz, të rriturit në Angli harxhojnë 968.43 funte dhe më shumë se shtatë orë në javë për pasionet e tyre.
“Futbolli ndikon shumë emocionalisht në jetën e miliona britanikëve. Kështu që nuk është befasi pse ka kaq shumë rivalitet dhe dramë, sidomos në Angli”, thuhet në këtë studim.
Tre nga pesë prindër i inkurajojnë fëmijët e tyre që po ashtu të veprojnë njëjtë në të ardhmen.