Britanikët duan shtyrje të Brexit-it

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa06566509 Pro EU protesters wave a joined EU and Union flag outside of the British Parliament in Westminster, central London, Britain, 26 February 2018. Media reports state on 26 February 2018 that forecasts for the British economy are gloomy with the uncertainty over Brexit. EPA-EFE/ANDY RAIN

Sipas një ankete të bërë nga gazeta britanike “Independent”, shumica e britanikëve dëshirojnë që kryeministrja Theresa May ta shtyjë për një datë tjetër daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, kur kanë mbetur vetëm edhe 47 ditë deri në afatin e fundit për ta marrë një vendim.

Kanë mbetur më pak se shtatë javë deri në daljen e detyrueshme të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ndërsa sipas anketës së organizuar nga gazeta britanike, 53 për qind e votuesve e përkrahin shtyrjen e afatit për daljen e vendit të tyre nga BE-ja. Ky rezultat mund t’ia hapë derën mbajtjes së referendumit të dytë ose vazhdimit të negociatave me Brukselin.

Disa ministra të kabinetit qeveritar e kanë përkrahur zgjatjen e Nenit 50 për një periudhë të shkurtër për ta mundësuar miratimin e legjislacionit në Dhomën e Ulët. Rezultatet e anketës tregojnë se me qëndrimin e këtyre ministrave pajtohen edhe shumica e popullsisë.

Rreth 33 për qind e personave të anketuar kanë deklaruar se e mbështesin daljen e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje, ndërsa 14 për qind nuk kanë pasur qëndrim të caktuar. Megjithatë, 49 për qind e njerëzve besojnë se dalja pa marrëveshje do të ishte katastrofë ekonomike që do të shkaktonte pasoja të gjata, ndërsa 28 për qind e votuesve nuk pajtohen me këtë qëndrim, shkruan “Independent”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply