Britanikët i dërgojnë Ukrainës raketat Brimstone 2, të dizajnuara për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka postuar një video ku shihen raketat Brimstonte 2 që i janë dërguar ushtrisë ukrainase.

Brimstone 2 janë raketa me precizitet të lartë të dizajnuar për sulm ajër-tokë, pra të cilat mund të godasin objektivat kudo në tokë, transmeton Telegrafi.

Sipas kësaj ministrie, forcat e armatosura të Ukrainës mund t’i përdorin ato për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve tjera të blinduara.

Ato zakonisht lansohen nga aeroplanët e forcave ajrore, e njëjtë mund t’i përdorin ukrainasit – pra t’i hedhin nga aeroplanët luftarakë.

Së fundmi Britania ka njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës edhe helikopterë – e kjo është dërgesa e parë e këtij lloji të armëve që po i dërgohen Kievit që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend. /

Share This Article