Britanikët që evakuohen nga Wuhani, do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 150 britanikë, që do të evakuohen nesër nga Wuahni i goditur nga coronavirusi, do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë në Milton Keynes.

Autoritetet e sigurisë, kanë bërë të ditur, se një qendër konferencash dhe një hotel, do të jenë në dispozicion për këto dy javë, që t’i mbajnë të mbyllur të prekurit nga sëmundja vdekjeprurëse, deri në shërimin e tyre.

Secili që do jetë nesër në bordin e atij aeroplani transportues, do t’i nënshtrohet kontrollit sapo të aterrojnë në Britani të Madhe, ndërsa detyrohet të bëjë edhe vizitat e rregullta, derisa të sigurohet se gjithçka është në rregull.

Lajmi vjen në kohën, kur është bërë e ditur se 638 persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit, derisa 31,520 janë të sëmurë.

Ditë më parë, burime pranë qeverisë britanike, kanë mësuar se anëtarët e parlamentit, po e konsiderojnë mundësinë, që t’i vënë një ndalesë një javore Kinës, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e këtij virusi.

Share This Article