Udhëtarët e Mbretërisë së Bashkuar që po duan të kthehen nga vendet e “listës së kuqe”, po kthehen përmes Turqisë për të shmangur tarifat e mëdha të karantinës në hotel.
Pasagjerët po thyejnë udhëtimin e tyre në Stamboll dhe po qëndrojnë atje në hotele për një pjesë më të vogël se shuma që do u duhej të paguanin në Britani.
Udhëtarët nga vendet e listës së kuqe të cilët kthehen në Britani duhet të përballen me faturë prej 1,750 funte për person për t’u izoluar në hotel nëse ata kthehen direkt në Britani.
Ata që po shfrytëzojnë linjën që nuk i çon direkt në Britani, duhet megjithatë të karantinohen në shtëpi kur të kthehen.
Një punonjës hotel në Stamboll ka thënë se ka parë britanikë që kanë shkuar aty nga Pakistani, India dhe Bangladeshi – të gjitha vende në listën e kuqe të Mbretërisë së Bashkuar.
BBC-ja ka folur edhe më udhëtarët që janë kthyer nga Pakistani në Britani, shumë prej të cilëve kishin marrë pjesë në dasma apo funerale dhe thanë se nuk mund ta përballonin koston e karantinimit në hotel në Britani.
Derisa ata izolohen në shtëpi për 10 ditë pasi kthehen nga vendet nga lista e kuqe, ata nuk thyejnë asnjë rregull të qeverisë.