Personi më i vjetër në botë është tani një grua që jeton në Britani, konfirmuan nga rekordet botërore Guinness.
Ethel Caterham, 115 vjeç, ishte tashmë personi më i vjetër në Britani kur mori njoftimin këtë javë, transmeton Telegrafi.
Caterman, e cila ishte 115 vjeçe dhe 252 ditë, merr titullin aktual nga Inah Canabarro Lucas.
Lucas, një murgeshë braziliane, vdiq në moshën 116 vjeçare. Ajo mori titullin dhjetorin e kaluar pas vdekjes së Tomiko Itooka, një vejushë japoneze.
Në moshën 115 vjeçe, Caterham është personi më i ri në 12 vjet që mban titullin e personit më të vjetër në jetë, sipas botimit të referencës për mbajtjen e të dhënave.
Caterham jeton në Surrey, por lindi më 21 gusht 1909 në Shipton Bellinger, Hampshire, një fshat me një popullsi aktuale prej rreth 1,500 banorësh dhe i vendosur rreth 12 milje në veri të qytetit të Salisbury.Ajo vazhdon të jetë personi i fundit britanik që ka jetuar nën mbretërimin e Mbretit Edward VII të Britanisë, i cili mbretëroi nga viti 1901 deri në vitin 1910.
Ajo është gjithashtu e vetmja britanike e mbetur e lindur para vitit 1913 që është gjallë sot dhe besohet të jetë personi i vetëm i gjallë në botë i lindur në vitin 1909.
Caterham ishte një nga tetë fëmijët me një motër që jetoi deri në 104 vjet e 78 ditë, duke vdekur në vitin 2002.
Caterham lindi 19 ditë pasi Divizioni i Korpusit të Sinjalit të Ushtrisë Amerikane bleu atë që ishte aeroplani i parë ushtarak në botë nga vëllezërit Orville dhe Wilbur Wright. Bëhet fjalë për Wright Military Flyer, një aeroplan unik.
Lindja e saj ndodhi gjithashtu vetëm disa muaj pas fillimit të ndërtimit të anijes luksoze RMS Titanic.
Caterham punoi si dado, duke u zhvendosur në Indi në moshën 18 vjeçe për njëfarë kohe.
Ajo u takua me majorin e ushtrisë britanike Norman Caterham në vitin 1931 dhe të dy u martuan dy vjet më vonë në të njëjtën Katedrale të Salisbury, ku Norman dikur shërbente si djalosh kori. Çifti pati dy fëmijë para se Norman të vdiste në vitin 1976.
Caterham, e cila hoqi dorë nga drejtimi i makinës vetëm në moshën 97 vjeç, për fat të keq jetoi më gjatë se të dy vajzat e saj, me më të madhen, Anne, që ndërroi jetë në moshën 82 vjeç në vitin 2020 nga kanceri.
Caterham ka tre mbesa dhe pesë stërnipër e mbesa.