ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 7 hours ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 7 hours ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 7 hours ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 8 hours ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Britanikja ‘Telegraph’: Shqiptarët shijojnë paratë nga Britania e Madhe, por ekziston një anë e errët

albnews by albnews
3 November, 2022
in Albania, UK
0
NASA mbledh shkencëtarët më të mirë në botë për të studiuar fenomenet ajrore të paidentifikuara
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Emigrimi i shqiptarëve në Angli është kthyer në qendër të politikës britanike dhe shqiptare gjatë këtyre ditëve.

Sot, prestigjiozja britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull për shqiptarët që punojnë në Britani të Madhe dhe paratë e fituara aty ua dërgojnë familjarëve në Shqipëri.

RelatedPosts

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve

“Shqiptarët shijojnë paratë nga Britania e Madhe, por ekziston një anë e errët”, është titulli i “Telegraph”.

“I pyetur përse shqiptarët duan të vijnë në Britani të Madhe, Besnik Cahani qesh dhe tregon me gisht nga xhepat e tij. 58-vjeçari i di shumë mirë përfitimet e asaj që djali i tij bëri 7 vite më parë duke u fshehur në një kamion”, shkruan Telegraph.

“Ai po dërgon 100 Paund këtu dhe xhepi im po “fryhet” me para shqiptare. Ndonjëherë për Krishtlindje ose Vit të Ri ai dërgon 200 Paund”, Cahani për Telegraph.

“Teksa qëndronte në rrugët me gropa të Kukësit, një qytet i vogël në veri të Shqipërisë, shumë nga BMË-të dhe Mercedesët që kalonin ishin me targa të Britanisë së Madhe. Makinat luksoze të importuara, disa prej të cilave vidhen ose blihen dhe importohen me para kriminale”, janë kthyer në një simbol në të gjithë këtë rajon. Dhe nuk janë vetëm makinat. Kamza, në periferi të kryeqytetit, është një nga zonat me rritjen më të shpejtë. Aty ku 25 vite më parë kishte arra, sot ka qindra shtëpi 3-katëshe që rrallë shihen në vend, të gjitha të ndërtuara me para që punëtorët e huaj u kanë dërguar familjarëve të tyre. Joshja është kaq e madhe saqë në shumë nga zonat më të varfra të veriut të Shqipërisë nuk ka mbetur asnjë djalë i ri dhe po largohen çdo ditë. Ata tundohen nga bandat që promovojnë një mënyrë jetese fiktive dhe reklamojnë në TikTok mënyra të lira kalimi drejt Britanisë”, shkruan Telegraph në artikullin e saj.

Telegraph sjell në vëmendje vizitën në Kukës të ambasadorit të Britanisë në Shqipëri, Alastair King-Smith, i cili u kërkoi prindërve që të mos lejojnë fëmijët të shfrytëzohen nga trafikantët, si dhe premtoi investime në këtë zonë.

“Por qytetarët në Kukës nuk kanë dëgjuar për këtë investim”, shkruan Telegraph.

“Nuk ka mbetur asgjë këtu. Ne kemi mbaruar”, tha Fabiani, një 35-vjeçar që punon kamarier për 150 Euro dhe shpreh shqetësimin se e ka të pamundur të mbajë familjen.

“Çdo ditë njerëzit largohen. Nëse dhe unë do të mundesha, do largohesha menjëherë”, shtoi ai për Telegraph.

Prestigjiozja britanike ka intervistuar edhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panariti.

“Rrënjët e problemit janë në Shqipëri. Nëse pyesni të rinjtë se çfarë mendojnë për të ardhmen e tyre, ata do t’ju thonë se këtu nuk kanë të ardhme dhe se duhet të largohen. Pagat janë të ulëta, kostot e jetesës po rritet. Njerëzit nuk mund të gjejnë punë, nuk mund të përballojnë arsimin ose kujdesin shëndetësor. Ndërkohë, përfitimet nga emigracioni i paligjshme ose krimi pritet të amnistohen. Çdo shtetas shqiptar që jeton brenda ose jashtë vendit mund të investojë 2 milionë Euro në sistemin bankar, sipas asaj që planifikon qeveria në Tiranë. Ata mund të mbajnë paratë në këmbim të tatimit deri në 10%. Në një vend që merret me çështje të tilla si pastrimi i parave dhe korrupsioni, kjo nuk e dekurajon emigracionin e paligjshëm dhe as veprimtarinë e paligjshme. Ne duhet të ofrojmë shpresë për njerëzit që ata të qëndrojnë këtu. Vendi ynë po kthehet në një shkretëtirë, duhet ta ndalojmë këtë valë”, deklaroi Panariti për The Telegraph.

“Kur kontaktuam Ministrinë shqiptare për Europën dhe Punët e Jashtme nuk ju përgjigj pyetjeve në lidhje me korrupsionin dhe planeve për amnisti fiskale. Por për mijëra njerëz si z.Cahani, jeta e të cilit është transformuar, do të duhet më shumë se një premtim për vende të reja pune për ta bindur atë se nuk ka një të ardhme më të mirë në Angli”, shkruan Telegraph në artikull.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result