Nëna e 12-vjeçarit Rowan Brannan, së fundmi tregoi sesi djali i saj e gjeti byzylykun me shkëlqim krejt rastësisht teksa ecte me qenin. Por, nuk ishte byzylyk i zakonshëm, por një artefakt 2000-vjeçar!
Dy vite më parë britaniku nga West Sussex po kënaqej me kafshën shtëpiake kur pa një objekt me shkëlqim në bar. Nëna e tij i tha që ta gjuante sepse me shumë mundësi është “bërllok”. “Gjithmonë gjeja gjëra të pakuptimta, por kjo më dukej e veçantë”, tha Rowan.Djali e mori byzylykun në shtëpi, duke besuar se ishte prej ari, raporton thesun.
Ndoshta do të kishte harruar “gjetjen” e pazakontë nëse një vendbanim romak nuk do të zbulohej pak më vonë, në të njëjtën zonë. Nënë Amanda reagoi menjëherë dhe ia çoi byzylykun ekspertëve që identifikojnë objektet arkeologjike. Rowan digjej nga dëshira për të ditur origjinën e saj.
Më në fund ata përfunduan në Muzeun Britanik, ku mësuan historinë e pabesueshme të byzylykut që kishin gjetur.
Rezulton se objekti dikur i mbuluar me baltë është pjesë e një byzylyku armilla (Armilla).“Daton nga shekulli i I-rë dhe është një dekoratë ushtarake. U dhanë ushtarëve romakë që treguan guxim”, shpjegoi Amanda.