ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës 2 hours ago
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit 2 hours ago
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 5 hours ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 5 hours ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Britaniku i famshëm që në takimin e parë me Tiranën shkurtoi flokët dhe barsetat në Rinas (sot ka një anektodë për Shqipërinë në BE)

albnews by albnews
31 October, 2023
in Kulture
0
Britaniku i famshëm që në takimin e parë me Tiranën shkurtoi flokët dhe barsetat në Rinas (sot ka një anektodë për Shqipërinë në BE)
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkrimtari Timothy Garton Ash ka qenë në Tiranë këtë të hënë, për të prezantuar librin e tij “Homelands” (”Vendet e mia” – Botimet Dudaj).

Timothy Garton Ash është autor i 11 librave, të cilët siç thotë vetë, fokusin e kanë mbi transformimin e Evropës gjatë gjysmëshekullit të fundit. Ai është profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin e Oksfordit, studiues dhe bashkëpunëtor në Institutin Hoover, Universiteti i Stanfordit dhe gjithashtu analist i rregullt i çështjeve ndërkombëtare në të përditshmen britanike, “The Guardian”.

RelatedPosts

Muzika e parë e njerëzimit – Nga flauti prehistorik te pianoja klasike

‘Jepni paratë tuaja’, u thotë Billie Eilish miliarderëve(video)

Hapet Muzeu i Madh i Egjiptit, duke shfaqur për herë të parë të plotë varrin e Tutankhamunit

Libri i fundit i Timothy Garton Ash është përkthyer tashmë në 19 gjuhë të ndryshme.

E veçanta e autorit është se ai ka qenë dëshmitar i dorës së parë, në shumë prej vendeve dhe ngjarjeve që përmend në libër.

Si për shembull, atëherë në 1978-ën e largët, në takimin e tij të parë me Tiranën, i cili padyshim nuk do të kish qenë i mundur nëse nuk do të kishte pranuar të shkurtonte flokët e gjatë dhe barsetat në aeroportin e Rinasit, ku mbërriti bashkë me një grup profesorësh marksistë dhe kolegësh.

Apo atëherë kur, pak orë pas shembjes së Murit të Berlinit, tek shkelte disa metra brenda territorit dikur të ndaluar për perëndimorët, takonte një djalosh që nuk e mbante dot gëzimin, i cili i tha: “Tani po, që ka përfunduar me të vërtetë Lufta”.

Apo kur, menjëherë pas ribashkimit të dy Gjermanive, takoi kancelarin Helmut Kohl, “atë burrë gjigand, të gjatë e të gjerë si akush tjetër që ka takuar ndonjëherë”, i cili me tonin e tij të rëndë të zërit iu drejtua: “A e di ti, që je duke takuar pasardhësin e drejtpërdrejtë të Adolf Hitlerit”? (E pasaktë kjo, sipas vetë Garton Ash, por që aq shumë ishte shastisur nga sjellja e Kancelarit, sa nuk kish mundur t’ia vinte në pah pasaktësinë e pohimit).

Mes shumë episodeve të tilla, tejet domethënëse, të cilat syri dhe mendja e mprehtë e shkrimtarit nuk ia ka dorëzuar harresës, falë edhe “shoqëruesve të pandarë”, lapsit dhe bllokut në xhepin e brendshëm të xhaketës, spikat padyshim ai i takimit me një rus, i cili në bisedë e sipër i kishte thënë: “Krimea është e Rusisë”.

Një bisedë kjo, e bërë shumë vite përpara se të vinte 2014. “Besoj se e merrni vetë me mend”, na tha vetë shkrimtari, se cili kishte qenë bashkëbiseduesi. (E morët me mend!) Vladimir Putin!

Duke ardhur më pranë, tek Shqipëria, një vend që e sheh pabesueshmërisht të transformuar pas vizitave në 1978 dhe 1991, ngadalësinë e procesit të integrimit evropian përpiqet ta shpjegojë me një anektodë historike. Duke sjellë në vëmendje qasjen e palëve të interesuara për problemin e rajonit të Alsaice-Lorraine, midis Francës dhe Gjermanisë: “Le ta mendojmë çdo ditë, por të mos flasim për të”.

Në rastin e Bashkimit Evropian dhe procesit të zgjerimit të tij në dekadat e fundit, sipas Timothy Garton Ash, qasja ka qenë e përmbysur: “Le të flasim për të, por të mos e mendojmë”.

Janë të gjitha copëza historish, ngjarjesh dhe bisedash që, të para “me mendtë pas kuvendit”, ofrojnë shpjegime të kristalta për “historinë e të sotmes”.

Çështja është, çfarë pritet të ndodhë? Ku do të shkojë Evropa? Si do t’i përballojë ajo krizat? A do të jetë e ndarë, apo do të jetë e bashkuar, në një botë ku perëndimi, sipas vetë Garton Ash “nuk po dikton më agjendën”?

Edhe këtu, historia sipas shkrimtarit ka plot mësime për të dhënë.

Fjala vjen, çdo herë që Evropa ka patur një qasje Euroatlanticiste, ajo ka qenë e bashkuar. Çdo herë që ka patur një qasje EuroGoliste, ka qenë e ndarë. Si do të shkojë? Historia e të tashmes me siguri do të na e tregojë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

5 November, 2025
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

5 November, 2025
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result