Britaniku i lë njerëzit e shtangur pasi shpërndau një fotografi të ushqimit tw tij

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kur bëhet fjalë për ushqimin e fërguar, të gjithë ne e dimë se edhe pse është i shijshëm, ky lloj ushqimi nuk na bënë edhe aq mirë.

Në fakt, një studim ka zbuluar se ngrënia e tepërt e ushqimit të fërguar mund edhe t’i ngritë gjasat e një vdekje të hershme.

Por një burrë britanik nuk është se ia vuri vëmendjen edhe aq studimit kur porositi darkën e tiJ, dhe i la të shtangur njerëzit kur ai e shpërndau një fotografi të ushqimit të tij.

Mund të shihet se zgjedhja e tij nuk kombinon jo vetëm një, as dy, por tre ushqime të fërguara, të cilat edhe po të ndaheshin veçmas nuk janë edhe aq të shëndetshme.

Dhe kur adhuruesi i ushqimit të fërguar vendosi që ta shpërndajë në Reddit ushqimin që ai e porositi, dhe disa edhe e quajtën atë “arresti kardiak në një kuti”, raporton The Mirror.

Në postimin e tij në forumin CasualUK, britaniku shkroi: “Dje hëngra një copë pice dhe ‘suxhuk derri të zi’ të cilat ishin fërguara. Mendoj se arteriet e mija janë mjaft ‘në rregull’”.

Shkrimit të tij ai ia bashkëngjiti foton e ushqimit të vendosur në një kuti ushqimi, njëra pjesë ishte e mbushur me patate të fërguara, dhe në pjesën tjetër ishin pica dhe “suxhuku i zi”.

Share This Article