Britaniku i UÇK-së fiton ndaj kancerit, falënderon shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britaniku i UÇK-së, Jon Harrison, ka thënë se pa shqiptarët e Kosovës nuk do t`ia dilte.

Ish-pjesëtari i forcave speciale britanike, që shërbeu në Brigadën “138 Agim Ramdani”, si trajnues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook se tashmë e ka fituar betejën me sëmundjen e kancerit.

“Kjo nuk mund të ishte arritur pa zemërgjerësinë tuaj gjatë vitit 2017, gjë që më ndihmoi të gjejë një procedurë, unë ndoshta do të kisha vdekur pa njerëzit nga Kosova’’, ka shkruar Harrison në Facebook.

Për ta ndihmuar njeriun që e përkrahu në front Kosovën gjatë luftës, më 2016-en ishte hapur edhe një fond.

Share This Article