Britaniku përplas Ferrarin me 5 makina të parkuara, ikën nga vendi i ngjarjes, por kamerat …

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Ky është momenti kur një shofer përplas veturën e tij sportive Ferrari që kushton 633 mijë dollarë, në një “kolonë” të pesë veturave të parkuara në skaj të rrugës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur disa vetura të parkuara pak metra larg shtëpive private – goditen nga një veturë tjetër e tipit Ferrari që lëvizte me shpejtësi të madhe.

Shoferi i veshur me bluzë pa mëngë dhe pantallona të shkurtër – tenton të hap dyert e veturës pas përplasjes, por pa ndonjë sukses. Ai del nga mjeti përmes dritares.

Në video shihet Ferrari SF90 pas përplasjes në Birmingham të Anglisë – që është shkatërruar pothuajse e tëra në pjesën e përparme.

Vetura italiane që mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 340 kilometra në orë – është një prej modeleve që një dekadë më parë është cilësuar si vetura më e shpejtë në botë.

Ndërkaq me të arritur në vendin e ngjarjes, ekipet e zjarrfikësve dhe policia nuk hasën në pronarin e Ferrarit. Tani ata po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çfarëdo informacioni që kanë që do të çonte në kapjen e tij.

Gjithashtu është interesant fakti sesi nga kjo përplasje zinxhirë askush nuk është lënduar, madje as vet autori i këtij aksidenti të tmerrshëm në Angli.

Share This Article