Kompania ajrore “British Airways” njoftoi sot se do të anulojë të gjitha fluturimet më 27 shtator për shkak të një greve masive të pilotëve të saj, gjë që do të bllokojë udhëtimet e mijëra udhëtarëve.
“Kompania ajrore u kërkon pilotëve të sindikatës “Balpa” të anulojnë grevën e tyre dhe të rifillojnë negociatat për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për pagat”, sipas një komunikate të publikuar sot.
Por, për t’u dhënë klientëve tanë sa më shumë siguri të jetë e mundur, ne po kontaktojmë të gjithë ata të interesuar për t’iu ofruar një rimbursim ose një rezervim të ri në një datë alternative drejt destinacioneve ose në kompanive të tjera”, shtoi “British Airways” (BA)./ATSH/