British Steel kërkon ndihmën e Londrës që të shpëtojë nga falimentimi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike premtoi sot se nuk do të lërë gurë pa lëvizur që të ndihmojë kompaninë e dytë më të madhe në vend për prodhimin e çelikut që të shmangë falimentimin.

“Jemi në bisedime të vazhdueshme me kompaninë”, deklaroi Andrew Stephenson, përfaqësues i konservatorëve në Parlament.

Ai hodhi poshtë gjithashtu thirrjet e opozitës për të shtetëzuar kompaninë duke shtuar se “qeveria nuk do të lërë gurë pa lëvizur për të mbështetur industrinë e çelikut”.

Sipas BBC-së, “British Steel është ende duke u përpjekur të garantojë 75 milionë sterlina (95 milionë dollarë) si mbështetje financiare që të arrijë të tejkalojë problemet e lidhura me Brexit”./ATSH/

Share This Article