Britney Spears zotohet se s’do të kthehet kurrë në industrinë e muzikës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britney Spears ka hedhur poshtë thashethemet se po përgatitet për një album të ri.

Këngëtarja është zotuar se “nuk do të kthehet më kurrë” në industrinë e muzikës.

“Vetëm që të jemi të qartë se shumica e lajmeve janë të rreme!!! Ata vazhdojnë të shkruajne se do të sjell një album të ri… Nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës”, shkroi Spears në një postim në Instagram.

Lajmet se Spears po punon me Julia Michaels dhe Charli XCX për një album të ri u publikuan të mërkurën.

“Kur shkruaj, shkruaj për qejf ose shkruaj për të tjerët!!! Unë kam shkruar mbi 20 këngë për të tjerët në dy vitet e fundit”, u shpreh ajo.

Spears publikoi albumin e saj më të fundit, Glory , në vitin 2016. Që atëherë ajo ka publikuar këngën “Hold Me Closer” me Elton John në 2022 dhe “Mind Your Business” me will.i.am në 2023.

Share This Article