Armando Broja ia ka siguruar Vitesses një fitore të vështirë kundër Den Haag, me dy golat e tij në pjesën e dytë, gjatë të cilës skuadra e tij luajti me një futbollistë më pak.
Vitesse ishte mysafire e skuadrës Den Haag dhe triumfoi vetëm falë sulmuesit shqiptar Broja.
Vittese ishte me një lojtarë më pak në fushë që nga fillimi i pjesës së dytë, kur Oussama Tannane u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Broja e hapi serinë e gola në minutën e 32-të, kur e mposhti portierin kundërshtar nga një top i kthyer në zonë.
Ai e dyfishoi epërsinë me një gol fantastik duke i dribluar disa mbrojtës para se ta mposhte portierin nga afërsia.
Broja u huazua nga skuadra e Chelseat te ekipi holandez Vitesse, po në të njëjtin ekip ku shkëlqeu edhe Milot Rashica.
Sulmuesi shqiptarë në pesë ndeshje të luajtura deri tash në ligën holandeze i ka shënuar tri gola.
19-vjeçari së bashku më skuadrën e tij gjenden në vendin e tretë, me 12 pikë të grumbulluar nga 15 të mundshme në pese xhiro.