Broja larg West Ham, klubi londinez blen sulmuesin italian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Transferimi i Armando Brojës tek West Ham po fillon të behët dhe më i vështirë.

Pavarësisht këmbënguljes së madhe të klubit për të siguruar shërbimet e lojtarit kuqezi, duket se anglezët i ka lodhur pritja e gjatë dhe janë pranë zyrtarizimit të një tjetër sulmuesi si Gianluca Scamacca.

Në Itali tregojnë se West Ham ka gjetur akordin me Sasuolon dhe është gati t’i paguajë italianëve rreth 42 milionë euro për kartonin e lojtarit , i cili ka rënë gjithashtu dakord për këtë transferim.

Pritët që shumë shpejtë të vendosen dhe detajet e fundit dhe çdo gjë të zyrtarizohet. Sa i takon Armando Brojës, londinezët e Chelsea-t mbeten të vendosur për ta huazuar futbollistin.

Share This Article